AGRIKULTURA E QËNDRUESHME

Copyright: Umweltbundesamt

Si pjesë e angazhimit të saj për ndërtimin e një të ardhmeje më të gjelbër, EU4Green po fokusohet në mënyrë aktive në promovimin e bujqësisë së qëndrueshme, duke kuptuar lidhjen e saj të brendshme me tokën, ajrin, biodiversitetin, mbrojtjen e ujit dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike.

EU4Green i jep përparësi menaxhimit efikas të flukseve të lëndëve ushqyese dhe plehut organik, veçanërisht nëpërmjet zbatimit të Direktivës së Nitrateve. Kjo direktivë e BE-së synon të mbrojë ujërat sipërfaqësore dhe nëntokësore nga ndotja e shkaktuar nga nitratet nga burimet bujqësore. Pavarësisht nga dallimet në praktikat bujqësore në të gjithë rajonin, do të kërkohen zgjidhje individuale të përshtatura për rrethanat dhe kërkesat specifike të secilës ekonomi.

Për të mbështetur përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike në bujqësi, EU4Green është e përkushtuar të analizojë dhe përmirësojë qasjet strategjike, të cilat do të shqyrtohen me ndihmën e Grupit të Përhershëm të Punës për Zhvillimin Rural Rajonal (SWG) në Evropën Juglindore. Për më tepër, EU4Green do të fokusohet në masat parandaluese për përdorimin e qëndrueshëm të ujit në bujqësi duke inkurajuar fermerët të adoptojnë praktika që rrisin efikasitetin e ujit dhe duke eksploruar opsionet për ruajtjen e tij. Me këtë EU4Green po ndihmon sistemet bujqësore të bëhen më elastike ndaj ndryshimeve klimatike.

Projekti EU4Green thekson gjithashtu rëndësinë e Treguesve Agro-Mjedisor (AEI) për sisteme të fuqishme monitorimi. AEI-të përdoren për të matur ndikimin mjedisor të praktikave bujqësore, duke ofruar të dhëna të vlefshme për të informuar politikat dhe vendimmarrjen duke treguar progresin dhe zhvillimet. Kjo përputhet me qëllimet e projektit për të promovuar bujqësinë organike dhe miqësore ndaj mjedisit. Duke nxitur këto ndryshime, EU4Green mbështet tranzicionin drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe më të gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

Umweltbundesamt

Copyright: Umweltbundesamt

LEXO MË SHUMË

Sht 23, 2024

LAJME

Kalimi drejt Bujqësisë së Qëndrueshme: Njohuritë Kryesore nga Episodi i Dytë i Podcastit Transboundary

Në episodin e dytë të Podcastit Transboundary, të organizuar nga EU4Green, dy ekspertë të shquar eksploruan kompleksitetet dhe rëndësinë e bujqësisë së qëndrueshme. Diskutimi theksoi nevojën për praktika të qëndrueshme që shkojnë përtej bujqësisë, duke përfshirë kujdesin për mjedisin, qëndrueshmërinë ekonomike dhe barazinë sociale.

Pri 24, 2024

LAJME

Workshop online për AEI dhe monitorim në Mal të Zi

Me pjesëmarrjen e ekspertëve nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave malazeze, ekspertët e EU4Green kanë ofruar më shumë informacion rreth Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor (GAWB) dhe rreth EU4Green, përkatësisht të lidhura me AIE-të në fokus të projektit dhe hapat që janë duhen bërë në periudhën e ardhshme.

eu4green

Tet 09, 2023

LAJME

Mbikëqyrja dhe përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike në bujqësi

Workshopi i EU4Green mbi treguesit Agro-Ambiental dhe përdorimin e qëndrueshëm të ujit në bujqësi më 20 dhe 21 shtator në Tiranë.

Sht 20, 2023

LAJME

Workshop-i Rajonal në Tiranë trajton Sfidat e Bujqësisë së Qëndrueshme

Një Workshop i rëndësishëm Rajonal u mblodh në Tiranë, Shqipëri, më 20 shtator, duke u fokusuar në dy Paketa Kritike të Punës në fushën e Bujqësisë së Qëndrueshme.

Umweltbundesamt

Sht 11, 2023

LAJME

HAPAT KUNDËR NDOTJES NGA NITRATET DHE PESTICIDEVE

Kanalizimet e ndotura dhe ujërat e ndotura të pa trajtuara janë burimi kryesor i ndotjes së ujit dhe gjithashtu paraqesin një shqetësim serioz në disa zona të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Zoe-Fotolia.com_PSC

Maj 09, 2023

LAJME

EU4GREEN: HYRJA NË FAZËN TJETËR

Ditën e hënë, në datën 8 maj 2023, u mblodh në platformën online Komiteti Drejtues i EU4Green, ndërsa projekti hyri kështu në një fazë të re drejt zbatimit të veprimtarive në gjashtë ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Chinnapong - Fotolia.com

Qer 17, 2022

LAJME

EU4GREEN: TAKIMI FILLESTAR PËR PROJEKTIN E BALLKANIT PERËNDIMOR

Më 17 qershor, Umweltbundesamt (Agjencia Austriake e Mjedisit), lançoi zyrtarisht projektin EU4Green, nëpërmjet një aktiviteti hibrid, i cili u mbajt në Mal të Zi.