EKONOMIA RRETHORE

Copyright: Osman Kartal, Sustainably Yours - EEA

Në vitin 2020, gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor u angazhuan për të hapur rrugën drejt një ekonomie rrethore të qëndrueshme, si pjesë e zbatimit të Axhendës së Gjelbër. Për të sjellë në jetë konceptin e ekonomisë rrethore, çdo ekonomi përcaktoi veprimet e saj për të përmbushur nevojat lokale.

EU4Green mbështet këto iniciativa të vazhdueshme në fusha të zgjedhura. Në Shqipëri fokusi është në nivel lokal, ku stafi i bashkisë do të njihet me masat praktike të ekonomisë rrethore. Në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë* sektori i biznesit do të angazhohet përmes promovimit të ekonomisë rrethore dhe modeleve të reja të biznesit, përkatësisht. Parandalimi i mbeturinave është në krye të agjendës për aktivitetet e EU4Green në dy ekonomi: Maqedonia e Veriut do të zhvillojë një plan për parandalimin e mbetjeve për institucionet publike dhe Serbia po punon për një plan kombëtar për parandalimin e mbetjeve. Në Mal të Zi, EU4Green do të mbështesë zhvillimin e një plani veprimi të ekonomisë rrethore, i cili duhet t’i japë jetë udhërrëfyesit ekzistues.

Për më tepër, projekti EU4Green vlerëson transferueshmërinë e këtyre nismave lokale në të gjithë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, duke nxitur kështu shkëmbimin e praktikave më të mira që synojnë krijimin e një ekonomie rrethore të qëndrueshme.

Andrei Marin, My City /EEA

Copyright: Andrei Marin, My City /EEA

LEXO MË SHUMË

Chinnapong - Fotolia.com

Nën 10, 2023

LAJME

Kosova* drejt rrugës së modeleve të reja qarkore të biznesit

Kosova* drejt rrugës së modeleve të reja qarkore të biznesit

Sht 21, 2023

LAJME

BE-PËRPUTHSHMËRIA E LIGJIT PËR MENAXHIMIN E MBETJEVE NË MAL TË ZI

Si përputhet projektligji i Malit të Zi për Menaxhimin e Mbetjeve me Direktivën Kuadër të BE-së për Mbetjet?

Zoe-Fotolia.com_PSC

Maj 09, 2023

LAJME

EU4GREEN: HYRJA NË FAZËN TJETËR

Ditën e hënë, në datën 8 maj 2023, u mblodh në platformën online Komiteti Drejtues i EU4Green, ndërsa projekti hyri kështu në një fazë të re drejt zbatimit të veprimtarive në gjashtë ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Chinnapong - Fotolia.com

Qer 17, 2022

LAJME

EU4GREEN: TAKIMI FILLESTAR PËR PROJEKTIN E BALLKANIT PERËNDIMOR

Më 17 qershor, Umweltbundesamt (Agjencia Austriake e Mjedisit), lançoi zyrtarisht projektin EU4Green, nëpërmjet një aktiviteti hibrid, i cili u mbajt në Mal të Zi.