NDOTJA E AJRIT

Copyright: Umweltbundesamt

Gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor vuajnë nga cilësia jo e favorshme e ajrit, veçanërisht gjatë dimrit. Duke analizuar gjendjen aktuale, duke identifikuar boshllëqet dhe duke krijuar një strategji pune të nevojshme, ekonomitë po përpiqen drejt përmirësimeve të ndjeshme të cilësisë së ajrit dhe rrjedhimisht drejt realizimit të Axhendës së Gjelbër.

Brenda EU4Green, një numër paketash pune janë përcaktuar për të trajtuar disa fusha kyçe në lidhje me menaxhimin e cilësisë së ajrit, monitorimin dhe raportimin e emetimeve.

Për të përmirësuar Menaxhimin e Cilësisë së Ajrit në WB6, EU4Green do të mbështesë zhvillimin e planeve të cilësisë së ajrit me fokus në dy burime kryesore të ndotjes së ajrit – ngrohjen shtëpiake dhe djegien e mbetjeve bujqësore.

Laboratorët Kombëtarë të Referencës (NRL) sigurojnë cilësinë e të dhënave të marra për cilësinë e ajrit dhe gjurmueshmërinë e tyre sipas standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare. NRL tashmë e krijuar në Mal të Zi krijon një paraprirës për ekonomitë e tjera të Ballkanit Perëndimor. Në EU4Green kërkesat për NRL-të në të gjashtë ekonomitë do të diskutohen dhe do të zhvillohen qasje specifike për zbatim.

Duke monitoruar ndotësit si metalet e rënda, PAH dhe VOC, laboratorët kimikë janë thelbësorë në trajtimin e ndotjes së ajrit. Për këtë arsye, EU4Green synon të forcojë kapacitetet e laboratorëve kimikë në sigurimin dhe kontrollin e cilësisë; zgjerimi i grupit të parametrave të monitoruara paraqet një mundësi për avancim të mëtejshëm.

Monitorimi i treguesve të ekosistemit përfshin ajrin por edhe bimësinë, pyjet, tokën dhe ujin. Prandaj, bashkëpunimi i aktorëve të ndryshëm është i nevojshëm dhe do të vendoset përmes EU4Green. Për më tepër, një plan zbatimi për një sistem monitorimi do të zhvillohet në përputhje me kërkesat ligjore të ardhshme.

Leonid Nyshko - Fotolia.com

Copyright: Leonid Nyshko - Fotolia.com

LEXO MË SHUMË

Zoe-Fotolia.com_PSC

Maj 09, 2023

LAJME

EU4GREEN: HYRJA NË FAZËN TJETËR

Ditën e hënë, në datën 8 maj 2023, u mblodh në platformën online Komiteti Drejtues i EU4Green, ndërsa projekti hyri kështu në një fazë të re drejt zbatimit të veprimtarive në gjashtë ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Chinnapong - Fotolia.com

Qer 17, 2022

LAJME

EU4GREEN: TAKIMI FILLESTAR PËR PROJEKTIN E BALLKANIT PERËNDIMOR

Më 17 qershor, Umweltbundesamt (Agjencia Austriake e Mjedisit), lançoi zyrtarisht projektin EU4Green, nëpërmjet një aktiviteti hibrid, i cili u mbajt në Mal të Zi.