EU4GREEN: HYRJA NË FAZËN TJETËR
Copyright: Zoe-Fotolia.com
Ditën e hënë, në datën 8 maj 2023, u mblodh në platformën online Komiteti Drejtues i EU4Green, ndërsa projekti hyri kështu në një fazë të re drejt zbatimit të veprimtarive në gjashtë ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
I lançuar në 2022, projekti i BE-së EU4Green i cili zbatohet nga Agjencia Austriake e Mjedisit dhe financohet nga Komisioni Evropian, përputhet plotësisht me qëllimet ambicioze të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane, miratuar nga Komisioni Evropian në dhjetor 2019, e cila synon një Evropë me burime efikase dhe me ndikim neutral ndaj karbonit deri në vitin 2050. Duke forcuar qeverisjen e Agjendës së Gjelbër në rajon, projekti synon të mbështesë Ballkanin Perëndimor në tranzicionin drejt një të ardhme më të qëndrueshme dhe më rezistente ndaj klimës, duke sjellë përfitime si në tregjet lokale ashtu edhe në ato Evropiane.
Projekti EU4Green sapo ka hapur zyrat e tij në tre ekonomi të Ballkanit Perëndimor, konkretisht në Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë dhe Serbi. Duke vepruar kështu, EU4Green mundëson një bashkëpunim rajonal më efikas, kontakte si dhe shkëmbime në lidhje me çështjet e mjedisit dhe klimës, duke ofruar njohuri dhe asistencë teknike.
Përmes kësaj nisme, EU4Green do të përforcojë bashkëpunimin midis Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, si dhe aktorëve të tjerë.
EU4Green krijon një shtysë të rëndësishme për ta bërë Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor të pranishme dhe efektive. Agjenda e Gjelbër do të mbështesë njëkohësisht si objektivin drejt një tranzicioni të qëndrueshëm dhe të drejtë të kontinentit, ashtu edhe procesin e anëtarësimit të ekonomive të Ballkanit Perëndimor në BE.
Georg Rebernig, Agjencia Austriake e Mjedisit
Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor reflekton Marrëveshjen e Gjelbër të BE-së dhe bazohet në pesë shtylla kryesore: dekarbonizimi, ndotja, biodiversiteti, ekonomia qarkulluese (qarkore) dhe sistemet e qëndrueshme të bujqësisë dhe ushqimit.
“EU4Green krijon një shtysë të rëndësishme për ta bërë Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor të pranishme dhe efektive. Agjenda e Gjelbër do të mbështesë njëkohësisht si objektivin drejt një tranzicioni të qëndrueshëm dhe të drejtë të kontinentit, ashtu edhe procesin e anëtarësimit të ekonomive të Ballkanit Perëndimor në BE,” – tha Georg Rebernig, CEO i Agjencisë Austriake të Mjedisit dhe drejtues i projektit EU4Green.
Projekti do të përfshijë vendimmarrësit, dhe palët e interesit gjatë procesit për të siguruar një funksionimin më efikas si dhe për të forcuar përfshirjen e aktorëve. Duke u bërë EU4Green një pjesëmarrës aktiv, do të kontribuojë për ndërtimin e sinergjive, inkurajimin e ideve të reja, si dhe përmirësimin e cilësisë së vendimeve.
Deri në vitin 2025, Agjencia Austriake e Mjedisit, në emër të Komisionit Evropian, do të mbështesë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, duke trajtuar sfidat mjedisore dhe avancimin e procesit të anëtarësimit në BE. Udhërrëfyesi për Ballkanin Perëndimor është Agjenda e Gjelbër Ai krijon kushtet për reduktimin e ndotësve në mjedis, ruajtjen e biodiversitetit, nxitjen drejt ekonomisë qarkulluese (qarkore) dhe ndërtimin e sistemeve të qëndrueshme në bujqësisë.
Ekipi i projektit EU4Green po zhvillon plane konkrete për zbatimin e saj, në bashkëpunim me autoritetet në ekonomitë partnere, përfaqësuesve kombëtarë, si dhe përfaqësuesve nga industria dhe shoqëria civile. Për të vazhduar më tej, në fokus zhvillimi do të jenë proceset e monitorimit dhe raportimit, me qëllimin mbrojtën e njerëzve dhe mjedisit. Burimet financiare për projektin vijnë nga Komisioni Evropian, me bashkëfinancim nga Agjencia Austriake për Zhvillim.