EDUKIMI I GJELBËR

Copyright: Umweltbundesamt

Edukimi i gjelbër dhe aftësitë e gjelbra shërbejnë si një katalizator për transformimin. EU4Green po prezanton metodologji novatore të mësimdhënies, veçanërisht zhvillimin e moduleve të mikrokredencialeve, në bashkëpunim me Iniciativën e Reformës Arsimore të Evropës Juglindore (ERI SEE). Këto module janë krijuar për të nxitur aftësi kritike të gjelbra, duke përmbledhur fusha thelbësore si ndërgjegjësimi mjedisor, efikasiteti i energjisë dhe bujqësia e qëndrueshme.

Sfida qëndron në trajtimin e hendekut të aftësive dhe cilësisë së arsimit në Ballkanin Perëndimor. Rajoni ka bërë përparim në peizazhin e tij arsimor, megjithatë ka ende shumë për të bërë për t’u përafruar me standardet globale. Prandaj, EU4Green është i përkushtuar për të përmirësuar cilësinë dhe rëndësinë e arsimit formal dhe promovimin e përvetësimit të kompetencave shtesë. Projekti po investon në iniciativa për të rritur standardet e mësimdhënies, për të pasuruar trajnimin e mësuesve dhe për të nxitur zhvillimin e vazhdueshëm profesional.

Misioni i EU4Green është të punojë drejt ekonomive të gjelbra dhe të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor. Nëpërmjet angazhimit për arsimin e gjelbër me cilësi të lartë, qëllimi është që të pajisen brezat e ardhshëm me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të patur sukses në një ekonomi të gjelbër.

Diana Medre_Climate Change PIX EEA

Copyright: Diana Medre_Climate Change PIX EEA

LEXO MË SHUMË

Dhj 13, 2024

LAJME

Ndërtimi i Aftësive të Gjelbra për të Ardhmen: Një Vështrim mbi Portofolin e Mikro-Kredencialeve të EU4Green

Ndërsa Ballkani Perëndimor synon një të ardhme të qëndrueshme, arsimi dhe trajnimi kanë marrë një rëndësi të veçantë për arritjen e objektivave ambicioze të përcaktuara në Agjendën e Gjelbër.

Dhj 13, 2024

LAJME

Publikimi i Serisë së Videove EU4Green: Punët dhe Aftësitë e Gjelbra!

Dikur i varur nga qymyri dhe industritë e rënda, ky rajon po përqafon tani ekonominë e gjelbër, duke ofruar mundësi të reja për punë dhe aftësi.

Dhj 12, 2024

LAJME

Energjia e së Ardhmes: Nenad Maričić mbi Tranzicionin e Energjisë Diellore në Serbi

Energjia diellore pritet të luajë një rol kyç në tranzicionin mjedisor dhe ekonomik të Serbisë, duke ofruar për familjet dhe komunitetet një rrugë të qëndrueshme drejt një të ardhmeje më të gjelbër.

Dhj 04, 2024

LAJME

Delegatët e Rinj Vizitojnë EU4Green në Vjenë

Në kuadër të një vizite studimore të organizuar nga Rrjeti për Veprimin Klimatik (CAN) Europe, delegatë të rinj nga Ballkani Perëndimor eksploruan punën e projektit EU4Green në Agjencinë e Mjedisit të Austrisë në Vjenë.

Pri 26, 2024

LAJME

WORKSHOP RAJONAL, TRANZICIONI I GJELBË ME CSO’S

Me mbështetjen e partnerit të projektit World University Service Austria (WUS), seminari TRANZICIONI I GJELBËR – NEVOJAT PËR NDËRTIMIN E KAPACITETEVE RAJONALE TË ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE shërbeu për të mbledhur të dhëna dhe për të ndërtuar mbi ekspertizën e CSO-ve.

Tet 04, 2023

LAJME

Workshop Rajonale në Sarajevë Eksploron Edukimin e Gjelbër dhe Modulet Mikrokredenciale

Qëllimi kryesor ishte mbështetja e Ballkanit Perëndimor në përafrimin me Axhendën e Gjelbër dhe arritjen e neutralitetit klimatik deri në vitin 2050.

Zoe-Fotolia.com_PSC

Maj 09, 2023

LAJME

EU4GREEN: HYRJA NË FAZËN TJETËR

Ditën e hënë, në datën 8 maj 2023, u mblodh në platformën online Komiteti Drejtues i EU4Green, ndërsa projekti hyri kështu në një fazë të re drejt zbatimit të veprimtarive në gjashtë ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Chinnapong - Fotolia.com

Qer 17, 2022

LAJME

EU4GREEN: TAKIMI FILLESTAR PËR PROJEKTIN E BALLKANIT PERËNDIMOR

Më 17 qershor, Umweltbundesamt (Agjencia Austriake e Mjedisit), lançoi zyrtarisht projektin EU4Green, nëpërmjet një aktiviteti hibrid, i cili u mbajt në Mal të Zi.