EU4GREEN: TAKIMI FILLESTAR PËR PROJEKTIN E BALLKANIT PERËNDIMOR
Copyright: Chinnapong-Fotolia.com
Më 17 qershor, Umweltbundesamt (Agjencia Austriake e Mjedisit), lançoi zyrtarisht projektin EU4Green, nëpërmjet një aktiviteti hibrid, i cili u mbajt në Mal të Zi. Qëllimi është mbështetja e ekonomive të Ballkanit Perëndimor drejt zbatimit të Agjendës së Gjelbër, udhërrëfyesit strategjik rajonal të BE-së, si përgjigje kundër krizës klimatike dhe marrjen e nismave drejt reformave përkatëse.
Ku qëndrojnë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor ndaj zbatimit të Agjendës së Gjelbër? Cilat janë sfidat dhe mundësitë që kjo strategji parashikon për ekonominë dhe shoqërinë? Si mund të ndihmojë EU4Green për të shtruar rrugën drejt një ekonomie moderne, me ndikim neutral ndaj klimës dhe me burime efikase? Këto dhe pyetje të tjera do të trajtohen nga përfaqësues të nivelit të lartë, palët e interesit të ardhur nga Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova* dhe Serbia, si dhe nga ekspertët e Bashkimit Evropian dhe Agjencisë Austriake të Mjedisit, pikërisht gjatë takimit fillestar se EU4Green, më 17 qershor në Budva, Mal të Zi si dhe në platformën online.
Takimi shërben për të diskutuar përvojat e mëparshme nga programet shumëvjeçare ndërkufitare të BE-së për zbatimin e Agjendës së Gjelbër dhe për t’i përdorur ato si shembuj për projektin e ri. Një seminar cili do të mbahet një ditë më përpara do të fokusohet në parakushtet dhe faktorët e suksesit për zbatimin kombëtar dhe rajonal të Agjendës së Gjelbër në Ballkanin Perëndimor. Pjesëmarrësit do të eksplorojnë gjithashtu sinergjitë midis projektit EU4Green dhe iniciativave të bashkëpunimit rajonal siç është Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.
Deri në vitin 2025, Agjencia Austriake e Mjedisit, në emër të Komisionit Evropian, do të mbështesë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, duke trajtuar sfidat mjedisore dhe avancimin e procesit të anëtarësimit në BE. Udhërrëfyesi për Ballkanin Perëndimor është Agjenda e Gjelbër Ai krijon kushtet për reduktimin e ndotësve në mjedis, ruajtjen e biodiversitetit, nxitjen drejt ekonomisë qarkulluese (qarkore) dhe ndërtimin e sistemeve të qëndrueshme në bujqësisë. Ekipi i projektit EU4Green po zhvillon plane konkrete për zbatimin e saj, në bashkëpunim me autoritetet në ekonomitë partnere, përfaqësuesve kombëtarë, si dhe përfaqësuesve nga industria dhe shoqëria civile. Për të vazhduar më tej, do të zhvillohen proceset e monitorimit dhe raportimit, me qëllimin mbrojtën e njerëzve dhe mjedisit. Burimet financiare për projektin vijnë nga Komisioni Evropian. Në nivel kombëtar, bashkë-financohet nga ADA (Agjencia Austriake për Zhvillim).
Copyright: Umweltbundesamt
* Ky shënim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 dhe Opinionin e GJND-së për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.
Për më shumë informacion mbi projektin, lutemi të kontaktoni:
eu4green@umëeltbundesamt.at