BE-PËRPUTHSHMËRIA E LIGJIT PËR MENAXHIMIN E MBETJEVE NË MAL TË ZI
Copyright: Mak Kapetanovic
Si përputhet projektligji i Malit të Zi për Menaxhimin e Mbetjeve me Direktivën Kuadër të BE-së për Mbetjet? Një analizë nga ekspertët e EU4Green tregon se shumë nga dispozitat e acquis të BE-së për mbetjet janë transpozuar plotësisht. – Për pjesën tjetër janë dhënë rekomandime për një harmonizim të plotë.
Në kuadër të EU4Green, ekspertët austriakë të menaxhimit të mbetjeve bënë një kontroll të përputhshmërisë me Ligjin malazez për Menaxhimin e Mbetjeve dhe dokumenteve shoqëruese. Kontrolli i përputhshmërisë tregon se shumë nga dispozitat e acquis të BE-së për mbetjet janë transpozuar plotësisht në legjislacionin kombëtar malazez. Për dispozitat, të cilat ende nuk janë transpozuar plotësisht, ekspertët austriakë dhanë rekomandime për harmonizim të plotë me legjislacionin e BE-së për mbetjet. Këto rezultate ju dorëzuan Komisionit Evropian dhe përfituesit në fjalë.
Vendet kandidate për në BE duhet të miratojnë rregullat dhe rregulloret e BE-së si ligje kombëtare, direktivat duhet të transpozohen në legjislacionin kombëtar. Kontrollet paraprake të pajtueshmërisë me legjislacionin përkatës të BE-së i ndihmojnë vendet të shmangin problemet pas anëtarësimit që mund të ndodhin për shkak të legjislacionit të transpozuar gabimisht.
Strategjia Kombëtare e Malit të Zi për Zhvillim të Qëndrueshëm deri në vitin 2030, e cila transpozon plotësisht Agjendën e OKB-së 2030, njeh rëndësinë e kalimit në një ekonomi qarkulluese (qarkore). Një nga qëllimet kryesore të këtij dokumenti strategjik është përmirësimi i menaxhimit të mbetjeve duke aplikuar qasje të bazuara në ekonomi qarkulluese (qarkore) si prioritet numër një.
KTHIMI I SFIDAVE NE MUNDËSI
Agjenda e Gjelbër është një plan gjithëpërfshirës që synon të arrijë qëndrueshmërinë mjedisore dhe transformimin socio-ekonomik. Ajo përfshin tranzicionin drejt një ekonomie me karbon të ulët, promovimin e energjisë së rinovueshme, bujqësisë së qëndrueshme dhe ruajtjes së biodiversitetit. Barazia sociale, gjithëpërfshirja dhe modelet e konsumit të qëndrueshëm theksohen gjithashtu për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme dhe të barabartë për të gjithë.
Projekti EU4Green mbështet Ballkanin Perëndimor në tranzicionin e tij drejt ekonomive moderne, efikase në burime dhe konkurruese. Financuar nga Bashkimi Evropian dhe qeveria Austriake, projekti mbështet Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën*, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë drejt një ekonomie të gjelbër, në konsultim me qeveritë, institucionet dhe delegacionet e BE-së në Ballkanin Perëndimor, duke punuar për një të ardhme të qëndrueshme dhe të begatë për Rajonin.