LAJME

Ligji i ri Malazez për Menaxhimin e Mbetjeve miratuar nga qeveria

Copyright: Umweltbundesamt

Qeveria Malazeze ka miratuar një Ligj të Ri për Menaxhimin e Mbetjeve, pas një vlerësimi për përputhshmërinë me udhëzimet e BE-së, nga ekspertë austriakë të menaxhimit të mbetjeve.

Kontrolli i përputhshmërisë u mundësua nga projekti i financuar nga BE-ja, EU4Green, i cili mbështet zbatimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Miratimi i ligjit malazez shënon një hap të rëndësishëm në përkushtimin e Malit të Zi për mbrojtjen e mjedisit dhe qëndrueshmërisë, mbështetur nga projekti EU4Green.

Duke ndjekur rekomandimet dhe kontributin e ekspertëve austriakë në kryerjen e Kontrollit të Përputhshmërisë, Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit malazez ka ndërmarrë hapat e ardhshëm në hartimin e ligjit dhe e ka propozuar për miratim në qeveri. Në seancën e datës 3 tetor, qeveria ka miratuar Projektligjin për Menaxhimin e Mbetjeve.

Lidhur me këtë rast, Ministrja Ana Novaković Đurović deklaroi: ” Ky është ligji më i rëndësishëm në fushën e mbrojtjes së mjedisit. Zbatimi i këtij ligji mund të ndryshojë pozitivisht peizazhin e Malit të Zi. Një risi e rëndësishme, parashikuar nga ky ligj, është ndalimi i përdorimit të qeseve plastike me një trashësi prej 15 deri në 50 mikronë në pikat e shitjes së mallrave ose produkteve.”

Ajo shtoi se “Do të realizohet një inspektim në nivel shtetëror, i cili do të ketë detyrën për të mbikqyrur zbatimin e planeve të menaxhimit të mbetjeve ne zonat lokale. Arsyeja kryesore për këtë zgjidhje ligjore është efikasiteti i dobët i inspektimit lokal dhe mbikqyrjes së policisë bashkiake.”

Si elementin e tretë kyç të ndryshimeve të propozuara, Ministrja e Ekologjisë përmendi Programin e “Përgjegjësisë së Zgjeruar të Prodhuesit”. Përgjegjësia e zgjeruar e prodhuesit do të thotë që importuesit dhe prodhuesit në Mal të Zi kanë përgjegjësi financiare si dhe të organizimit të menaxhimit të mbetjeve që gjenerohen nga produktet e tyre.

Qasje më e ngushtë me standardet mjedisore të BE-së

Vendet kandidate në BE duhet të adaptojnë rregullat dhe udhëzimet e BE-së si ligje kombëtare, ku direktivat duhet të transpozohen në legjislacionin kombëtar. Kontrollet paraprake të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së ndihmojnë keto shtete të evitojnë problemet që mund të ndodhin si pasojë e transpozimit të gabuar të ligjeve.

Kontrolli i përputhshmërisë në Mal të Zi tregoi se shumë prej dispozitave të akteve të mbetjeve të BE-së ishin transpozuar plotësisht në legjislacionin kombëtar malazez. Për dispozitat që nuk ishin ende transpozuar plotësisht, ekspertët austriakë dhanë rekomandime për përputhshmëri të plotë me legjislacionin e BE-së.

KTHIMI I SFIDAVE NË MUNDËSI

Agjenda e Gjelbër është një plan gjithëpërfshirës që synon të arrijë qëndrueshmërinë mjedisore dhe transformimin socio-ekonomik. Ajo përfshin tranzicionin drejt një ekonomie me karbon të ulët, promovimin e energjisë së rinovueshme, bujqësisë së qëndrueshme dhe ruajtjes së biodiversitetit. Barazia sociale, gjithëpërfshirja dhe modelet e konsumit të qëndrueshëm theksohen gjithashtu për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme dhe të barabartë për të gjithë.

Projekti EU4Green mbështet Ballkanin Perëndimor në tranzicionin e tij drejt ekonomive moderne, efikase në burime dhe konkurruese. Financuar nga Bashkimi Evropian dhe qeveria Austriake, projekti mbështet Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën*, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë drejt një ekonomie të gjelbër, në konsultim me qeveritë, institucionet dhe delegacionet e BE-së në Ballkanin Perëndimor, duke punuar për një të ardhme të qëndrueshme dhe të begatë për Rajonin.

www.gov.me/clanak/vlada-utvrdila-predlog-zakona-o-upravljanju-otpadom

www.umweltbundesamt.at

www.bmk.gv.at/en.html

www.eeas.europa.eu/montenegro/european-union-and-montenegro_en?s=225