Workshop për Biodiversitetin dhe vizitë ndërkufitare në terren
Copyright: Mak Kapetanović
Të hënën më 25 mars u mbajt workshop-i për Metodologjitë e Monitorimit të Direktivës së BE-së për Habitatet dhe zbatimi i tyre në Mal të Zi në bashkëpunim dhe në ambientet e Ministrisë së Turizmit, Ekologjisë, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Zhvillimit të Rajonit Verior të Malit të Zi.
Monitorimi i biodiversitetit është një pjesë thelbësore e ruajtjes së natyrës dhe biodiversitetit. Ky workshop shtjelloi kërkesat ligjore, kornizat metodologjike dhe treguesit përkatës për të përmbushur kërkesat e raportimit të Direktivave të BE-së për Natyrën dhe Ligjit të ardhshëm për Restaurimin e Natyrës.
Workshop-i përfshinte aktorë dhe ekspertë të ndryshëm. Vështrime në sistemin aktual të monitorimit në lidhje me Direktivën e Habitateve në Mal të Zi u dhanë nga Dragan Roganovic nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit, ndërsa eksperti i EU4Green Thomas Ellmauer (Umweltbundesamt) prezantoi Monitorimin dhe raportimin sipas Direktivës së Habitateve në Austri. Udhëheqësja e bashkëprojektit EU4Green Laura Hohoff dhe ekspertja e Biodiversitetit Katharina Huchler folën për projektin në tërësi dhe për aktivitetet specifike të ardhshme të biodiversitetit.
Workshop-i u pasua me dy ditë punë në terren në liqenin e Shkodrës në Mal të Zi dhe në Bjeshkët e Nemuna, Zalli i Rupes në Kosovë. Me përfshirjen e 15 ekspertëve të biodiversitetit nga fusha të ndryshme (p.sh. zogj, peshq, habitate etj.) vizita në terren siguroi që të kuptuarit e metodologjisë të jetë i qartë dhe konsistent ndërmjet të gjithë ekspertëve. Kjo ndihmoi në eliminimin e keqkuptimeve të mundshme në fillim të procesit dhe për të reduktuar paragjykimet e kampionimit.
Pas këtij aktiviteti, 15 ekspertët e kontraktuar do të jenë në gjendje të kryejnë në mënyrë të pavarur fazat e ardhshme të punës në terren EU4Green Biodiversity në vendin e tyre pilot.
Paketa e punës e EU4Green lidhur me Biodiversitetin fokusohet në gjashtë zona pilot (një në çdo ekonomi) që janë zona të mbrojtura, që mund të propozohen si zona Natura2000 dhe strehojnë ekosistemet përfaqësuese të lumenjve dhe fushat e tyre përmbytjeje. Aktivitetet e paketës së punës fokusohen në përpilimin e të dhënave përkatëse për mbrojtjen e natyrës në këto zona pilot, veçanërisht sipas Direktivave të BE-së për natyrën.