LAJME

Dita Botërore e OJQ-ve

Copyright: Nenad Konstantinovic

Sot, në Ditën Botërore të OJQ-ve, ne shënojmë ndikimin e jashtëzakonshëm të Organizatave Joqeveritare në mbarë botën! E njohur edhe si Dita Botërore e Organizatave Joqeveritare, festohet më 27 shkurt të çdo viti. Kjo ditë shërben për të njohur përpjekjet dhe arritjet e organizatave joqeveritare në mbarë botën në punën e tyre drejt promovimit të drejtësisë sociale, të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

OJQ-të luajnë një rol vendimtar në shumë kauza të rëndësishme dhe një nga çështjet më urgjente të kohës sonë është mbrojtja e mjedisit. Nga përpjekjet e ruajtjes deri te projektet e zhvillimit të qëndrueshëm, shumë OJQ janë në krye të ruajtjes së planetit tonë për brezat e ardhshëm.

Prandaj EU4Green përfshin sektorin e OJQ-ve në aktivitetet e veta kushtuar zbatimit të Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Ky bashkëpunim nënvizon fuqinë e veprimit kolektiv në trajtimin e çështjeve mjedisore dhe promovimin e qëndrueshmërisë.

Përfshirja aktive e organizatave të shoqërisë civile (OSHC) është jetike për realizimin e Axhendës së Gjelbër në të gjithë Ballkanin Perëndimor. EU4Green synon të nxisë njohuritë teknike të OShC-ve mbi shtyllat e qëndrueshmërisë mjedisore, duke nxitur përfshirjen e tyre në vendimmarrjen politike.

Nëpërmjet bashkëpunimit, EU4Green kërkon të fuqizojë OSHC-të, të përforcojë zërat e tyre dhe të nxisë nisma të gjelbra për një të ardhme të qëndrueshme në rajon.

Ne urojmë Ditën Botërore të OJQ-ve të gjitha organizatave joqeveritare anembanë globit, të cilat janë të përkushtuara për të krijuar një botë më të mirë, më të gjelbër për të gjithë!