LAJME

FTESË PËR WEBINAR: NJOHURI MBI FINANCIMIN E TRANZICIONIT TË GJELBËR DHE TË DREJTË

Copyright:

EU4GREEN ju fton të merrni pjesë në webinarin e ardhshëm:

“Harmonizimi i Financimit me Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor (GAWB): Një Hyrje në Financimin e Tranzicionit të Gjelbër dhe të Drejtë”

i organizuar nga Agjencia e Mjedisit e Austrisë, në kuadër të projektit EU4Green, financuar nga Bashkimi Evropian dhe Agjencia Austriake për Zhvillim. Ky event me përmbajtje të vlefshme do të mbahet:

Data: 4 Shtator 2024
Ora: 10:00 – 11:30 (CET)

Gjuha: Anglisht
Regjistrimi: Webinar-i do të regjistrohet dhe do të ngarkohet në faqen zyrtare të EU4Green dhe në kanalin YouTube.
Platforma: MS Teams (Link-u do të shpërndahet pas regjistrimit)

Pse të merrni pjesë?

  • Fitoni Njohuri: Kuptoni parimet dhe përkufizimet kryesore të Financimit të Tranzicionit të Gjelbër dhe të Drejtë, me shembuj praktikë nga Austria.
  • Angazhohuni: Merrni pjesë në sesionet interaktive të pyetjeve dhe përgjigjeve.
  • Network: Mundësi për të krijuar kontakte me ekspertë të fushës.

Kush duhet të marrë pjesë?

Webinari është i përshtatshëm për përfaqësues të sektorit publik dhe privat në Ballkanin Perëndimor, të interesuar për financimin e tranzicionit të gjelbër dhe të drejtë për zbatimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

Përmbledhje e Eventit:

Në përgjigje të nevojës për ndërgjegjësim më të madh dhe një gjuhë të përbashkët rreth Financimit të Tranzicionit të Gjelbër dhe të Drejtë, ky webinar synon të prezantojë këto tema në një mënyrë të thjeshtë dhe të strukturuar, me fokus në BE. Gjatë webinarit do të eksplorohen:

  • Hyrje në Financimin e Gjelbër
  • Prezantom në Fokus: Aleanca e Financave të Gjelbra e Austrisë
  • Sesione Interaktive të Pyetjeve dhe Përgjigjeve
  • Hyrje në Financimin e Tranzicionit të Drejtë
  • Prezantom në Fokus: Projekti i Fondit të Tranzicionit të Drejtë në Austri
  • Sesione Interaktive të Pyetjeve dhe Përgjigjeve

Si të regjistroheni?

Ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen tuaj përmes linkut të regjistrimit deri më 30 Gusht 2024. Pas regjistrimit, do të merrni një email konfirmimi me linkun e webinarit dhe detaje të tjera.

Për pyetje ose informacion shtesë, mos hezitoni të kontaktoni në greenfinance@umweltbundesamt.at.