LAJME

Le ta mbyllim rrethin – të reduktojmë mbeturinat nga dollapi dhe kuzhina

Copyright:

Çdo individ mund të ndikojë në reduktimin e mbeturinave nga industria tekstile, duke riparuar rrobat ekzistuese ose duke shkëmbyer veshjet që nuk i mban më. Me truke të vogla të menduara, vakte cirkulare dhe menaxhim të mbeturinave ushqimore, çdo kuzhinë mund të bëhet – Zero Waste. Këto janë vetëm disa nga temat e diskutuara në eventin dhe punëtorinë “Le ta mbyllim rrethin: Ekonomia cirkulare – shiko, provoje, ndaje” të organizuara nga projektet EU4Green dhe BE për Ekonomi Cirkulare në Shtëpinë Evropiane në Beograd.

 

Nëpërmjet katër raundev interesantë – vesh, ha, përdor dhe blej vizitorët patën mundësinë të shihnin drejtpërdrejt se si funksionojnë modelet cirkulare në jetën reale.

Bashkimi Evropian mbështet fuqimisht Serbinë në fushën e mbrojtjes së mjedisit nëpërmjet projekteve të ndryshme. I konsiderojmë ngjarje të tilla si jashtëzakonisht të rëndësishme, sepse u afrojnë qytetarëve hapat e vegjël dhe mënyrat me të cilat çdo person mund të ndikojë në mjedisin e tij”, tha Rafael Demolijer nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi. TBC

Punëtoria e titulluar Circular Fashion Lab u drejtua nga Slađana Milojević, eksperte e modës së qëndrueshme, duke demonstruar modele të ripërdorimit kreativ të veshjes (upcycling). “Çdo copë veshjeje mund të ketë një jetë të zgjatur dhe një përdorim të dytë. Moda e qëndrueshme nuk do të thotë heqje dorë nga stili, por një mënyrë e ndryshme e të menduarit për rrobat që tashmë i zotërojmë – nëpërmjet kreativitetit, shprehjes personale dhe një marrëdhënieje më të përgjegjshme me burimet”, tha ajo.

Vizitorët e Repair Corner (Repair Corner) mësuan teknika praktike të riparimit të rrobave me ndihmën e dizajneres Magdalena Klašnja. „Dikur rrobat dhe këpucët ishin sende që ruheshin, riparoheshin dhe trashëgoheshin. Nëpërmjet riparimeve të vogla, rifreskimit dhe përdorimeve të reja, dua të eksploroj se si mund të rinxim ta duam gjërat që zotërojmë dhe në këtë mënyrë të ndryshojmë qëndrimin tonë ndaj konsumit dhe qëndrueshmërisë”, thotë Klašnja.

Ekipi Urbani buvljak mbajti një punëtori për veshjet e dorës së dytë dhe kulturën e shkëmbimit të garderobës. „Jemi duke u përpjekur të ndryshojmë mënyrën se si shikojmë gjërat që zotërojmë – jo vetëm rrobat, por edhe marrëdhënien me konsumin, trendet dhe vlerat. Është e rëndësishme për ne që njerëzit të mësojnë të njohin vlerën e gjërave që tashmë i kanë, në vend që gjithmonë të kërkojnë diçka të re”, tha Una Petrović nga organizata Urbani buvljak dhe shtoi se nëpërmjet organizatës së tyre krijohet një komunitet që bën ndryshime të mëdha me hapa të vegjël.

Kuzhina është pjesa e shtëpisë ku shpesh prodhojmë mbeturina. Si ta reduktojmë, si ta ripërdorim, cilat janë teknikat dhe truket për reduktimin e mbeturinave në kuzhinë, çfarë janë snack-et cirkulare dhe pse janë të rëndësishme – këto ishin temat e punëtorisë së katërt, të drejtuar nga Branka Ilakovac, eksperte në menaxhimin e mbeturinave ushqimore.

 

Ndryshimet e vogla në zakonet e përditshme mund të reduktojnë ndjeshëm sasinë e mbeturinave që krijohen në familje. Nëpërmjet trukeve praktike dhe zgjidhjeve kreative, mbetjet e kuzhinës mund të fitojnë vlerë të re – nga snack-et cirkulare deri te ripërdorimi i ushqimeve që më shpesh përfundojnë si mbeturina”, tha Branka Ilakovac.

Ngjarja me punëtori u organizua në kuadër të projekteve EU4Green dhe BE për Ekonomi Cirkulare në Serbi, iniciativa të mbështetura nga Bashkimi Evropian me qëllim të promovimit të zhvillimit të qëndrueshëm, parandalimit të mbeturinave, përdorimit efikas të burimeve dhe parimeve të ekonomisë cirkulare në Serbi dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Nëpërmjet bashkëpunimit me institucione, kompani, vetëqeverisje lokale dhe qytetarë, projektet kontribuojnë në forcimin e ndërgjegjësimit publik dhe nxisin zbatimin e zgjidhjeve praktike të përditshme për një të ardhme më të qëndrueshme dhe më efikase në burime.