PROJEKTI

PËRMBLEDHJE

Veprimtaria
EU4Green: Mbështetja e zbatimit të Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor

Ekonomitë
Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova*, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia

Kohëzgjatja
2022-2025

Financimi BE
EUR 10 million

Kontributi Austriak
EUR 1 million

Zbatimi
Agjensia e Mjedisit Austri

* Ky emërtim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me RKSKB 1244 dhe Opinionin e GJND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës*.

frankblum - Fotolia.com

Copyright: frankblum - Fotolia.com

ÇFARË PËRMBAN EU4GREEN

Projekti EU4Green mbështet Ballkanin Perëndimor – Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën*, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë – në zbatimin e “Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor”, në kthimin në ekonomi të gjelbër të ekonomive të tyre duke u konsultuar me të gjithë partnerët përkatës dhe duke nxitur monitorimin dhe raportimin.

EU4Green do të kontribuojë në rajon në:
• kalimin në një ekonomi rrethore
• monitorimin dhe reduktimin e ndotësve në ajër, ujë dhe tokë
• bërjen e bujqësisë më të qëndrueshme dhe më elastike ndaj klimës
• ruajtjen e biodiversitetit
• ofrimin e mbështetjes ad hoc të politikave të nivelit të lartë
• forcimin e monitorimit dhe raportimit të Axhendës së Gjelbër
• përmirësimin e të kuptuarit të Axhendës së Gjelbër përmes aktiviteteve të komunikimit
• forcimin e edukimit të gjelbër
• përfshirjen e shoqërisë civile dhe aktorëve të tjerë
• nxitjen e financimit të tranzicionit të gjelbër

Ugur Cimen Well with Nature EEA

Copyright: Ugur Cimen Well with Nature EEA

Për të siguruar pronësinë dhe për të forcuar pranimin, EU4Green përfshin vendimmarrësit dhe palët e interesuara në proces. Duke e bërë EU4Green më pjesëmarrëse kontribuon në ndërtimin e sinergjive, inkurajon ide të reja dhe përmirëson cilësinë e vendimeve. Kjo do të forcojë komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve kyçe rajonale dhe palëve të interesuara.

Aktivitetet e EU4Green do të japin gjithashtu mbështetje specifike për përafrimin e legjislacionit në ekonomi me acquis communautaire të BE-së.

Gjatë projektit EU4Green, ekonomitë e Ballkanit Perëndimor do të përmirësojnë bashkëpunimin e ndërsjellë, duke synuar të sjellin përfitime ekonomike dhe mjedisore për një rajon me më shumë se 20 milionë banorë.

Bashkimi Evropian financon projektin EU4Green me 10 milionë euro dhe Agjencia Austriake për Zhvillim me 1 milionë euro respektivisht. Projekti zbatohet nga Agjencia e Mjedisit Austriake në bashkëpunim me autoritetet publike dhe institucionet e Ballkanit Perëndimor.

AXHENDA E GJELBËRT

Axhenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor (GAWB) do t’u mundësojë entiteteve të rajonit të kapërcejnë pengesat, të zhvillohen dhe të afrohen më shumë me BE-në në politikat e tyre të gjelbra. Në të njëjtën kohë, përmes GAWB, Bashkimi Evropian do të ofrojë asistencë financiare dhe teknike përmes projekteve dhe aktiviteteve të ndryshme, për të mbështetur ekonomitë e Ballkanit Perëndimor në përpjekjet e tyre në tranzicion.

Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor miratuan Axhendën e Gjelbër Evropiane duke nënshkruar “Deklaratën e Sofjes” në nëntor 2020.

Plani i Veprimit GAWB parashikon 58 veprime dhe 7 udhërrëfyes për zbatim, të cilat fokusohen në pastrimin e burimeve të energjisë dhe mbrojtjen e klimës, kalimin nga ekonomia tradicionale në atë rrethore, ndotjen e ajrit, ujit dhe tokës, ndërtimin e sistemeve të qëndrueshme të bujqësisë dhe ushqimit dhe mbrojtjen e biodiversitetit dhe ekosistemeve. Plani i Veprimit GAWB parashikon gjithashtu miratimin e objektivave të Politikës së Energjisë dhe Klimës 2030, të tilla si kontrolli i ndotjes, mbrojtja e biodiversitetit dhe planet e heqjes së qymyrit.

Chinnapong - Fotolia.com

Copyright: Chinnapong - Fotolia.com

KONTAKT

PËRFAQËSUESIT E PROJEKTIT DHE ZYRAT

Drejtues projekt
Fabian Kracmar, Agjensia e Mjedisit Austri
EU4Green [at] umweltbundesamt.at

Laura Hohoff, Agjensia e Mjedisit Austri
EU4Green [at] umweltbundesamt.at

Përfaqësues i Projektit në Shqipëri
Abdulla Diku
abdulla.diku [at] eu4green.eu

Përfaqësues i Projektit në Bosnje Hercegovinë
Maja Čolović Daul
maja.daul [at] eu4green.eu

Përfaqësues i Projektit në Kosovë*
Maliq Pireci
maliq.pireci [at] eu4green.eu

Përfaqësues i Projektit në Mal të Zi
Ana Katnić
ana.katnic [at] eu4green.eu

Përfaqësues i Projektit në Maqedoninë e Veriut
Elena Gavrilova
elena.gavrilova [at] eu4green.eu

Përfaqësues i Projektit në Serbi
Žarko Vukomanović
zarko.vukomanovic [at] eu4green.eu

Zyra e komunikimit Shqipëri dhe Kosovë
Irida Haxhi
irida.haxhi [at] eu4green.eu

Zyra e komunikimit Bosnje Hercegovinë dhe Mal i Zi
Mak Kapetanović
mak.kapetanovic [at] eu4green.eu

Zyra e komunikimit Serbi dhe Maqedoni e Veriut
Nenad Konstantinović
nenad.konstantinovic [at]  eu4green.eu

Zyra Shqipëri  
Rruga, Brigada VIII, Ndërtesa I, hyrja I, Tiranë

Zyra Serbi
Hilandarska 14, 11000 Beograd

Zyra Bosnje Hercegovinë
Rruga, Srdjana Aleksića, Sarajevë